Një vilë e veçantë për qira, e ndodhur në fshatin Sauk, vetëm 2 km larg qendrës së Tiranës, në një zonë shumë të qetë dhe të gjelbër, afër Parkut të Liqenit me rrugë të rregullta komunikimi me zonat përreth dhe qytetin.
Vendi ofron qetësi, privatësi, gjelbërti, ajër të freskët dhe një panoramë të mrekullueshme të zonës. Përfundime të cilësisë së lartë, kopsht i gjelbër dhe shëtitore të bukura rreth gjithë villasë, edhe dalje direkte në rrugën kryesore.
Vila tre-katëshe për qira, me sipërfaqe ndërtimi 210 m2 dhe tokë 1500 m2. Përfshin sallon, katër dhoma gjumi, tre verandë, kuzhinë të veçantë dhe pesë tualete. Vila është e mobiluar, me sistem ajri-ndarës për ngrohje dhe ftohje si dhe oxhak druri funksional.
Ofron mundësi parkimi për tri makina.