Qira 1.250 €/Muaji
Tirane
Numri i referencës: 10565
Vila me dy Kate në Qytetin e Tiranës, Oborr i Gjerë, pamje panoramike, e mobiluar
Përshkrimi i pronës
Shtepi me qira ne Tirane, Qyteti
Rezidenca "Olive Grove" ndodhet ne nje vend te mrekullueshem, perpara Kalasë së Petrelës, ofron dritë natyrale dhe diell gjate gjithe dites me orientim jugor. Vetem 1.8 km larg TEG dhe 8 km nga qendra e Tiranës. Pamje panoramike, kodra të gjelbra, ajër të freskët, privatësi dhe qetësi që ofron zona.
Rezidenca ofron infrastrukture moderne, siguri 24 orë dhe mirëmbajtje, sistem kamera CCTV, një sallë rekreative 3000 m2 me gjelberim, lojëra për fëmijë, zonë multifunksionale sportive, bar/kafe, shërbime tregtare, palestër dhe një minibus për lëvizje në Tiranë.
Villat janë të ndërtuara me cilësi të lartë me fasadë të ventiluar me pllaka, dyer të mëdha të drurit të fortë, dritare të mëdha me alumini termik me dy xhama, oxhak, dritare të mëdha që ofrojnë dritë natyrale dhe pamje panoramike, oborr me ullinj. Brenda janë të përfunduara me materiale cilësore dhe sistemi LG për ngrohje dhe ftohje multi split.
Shtepi me dy kate, e pjesshme, me sipërfaqe ndërtimi 130 m2, parkim 20 m2 dhe oborr 90 m2. Ofron sallon të madh, kuzhinë të veçantë, dy dhoma gjumi me dhoma rrobat, dy tualete me dritare, ballkon dhe verande. E mobiluar plotësisht.