Ky apartament modern është ndërtuar në katin 9, 10 dhe në katin më të fundit të një ndërtese të re dhe shtrihet në dy kate.
Hapsira e brendshme prej 205 m2 përfshin një korridor, tri dhoma të gjumit, dy banjeca në katin e parë dhe në katin e dytë një sallon të madh, kuzhinë, banjë dhe një verandë prej 45 m2.
Është i mobiluar plotësisht me stil bashkëkohor. Kuzhina është e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme. Dritaret me qip e dyfishtë dhe dyert janë shumë cilësore. Ka dysheme druri parket.
Hapsirat janë shumë të ndritshme falë dritareve të mëdha. Ka një sistem qendror ngrohje dhe ajrosje brenda shtëpisë. Ndërtesa ofron administratë, siguri dhe ka ashensor.
Zona është shumë e zhvilluar dhe e preferuar për shkak të shërbimeve të gjithanshme dhe është vetëm disa minuta larg Parkut Kombëtar të Tiranës. Çmimi përfshin një vend parkimi. Në pronësi certifikate. Cmimi: 360.000 Euro.